None
SQ
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Ja çfarë tregojnë shifrat
[]
Turizëm - Bota Sot
Mbrëmë, në emisionin “Now” në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri.
Të dhëna nga Instituti kërkimor “Data Centrum”, studimi i të cilëve ka marrë një kampion prej 1000 turistësh të huaj, kanë paraqitur se mesatarja e shpenzimeve totale për një grup të përbërë prej 2-3 personash rezulton në 2025 euro.
Ndërkohë, mesatarja e shpenzimeve për një person rezulton të jetë 761 euro.
Sipas të dhënave nga “Data Centrum”, akomodimi u ka zënë turistëve pjesën më të madhe të shpenzimeve me 44% nga totali i shpenzimeve.
Ndërsa, transporti brenda vendit rezulton të jetë 13 %.