Tarifat prej 50% do të zbatohen për një sërë mallrash kanadeze, përfshirë pajisjet elektrike dhe makineritë, dhe janë ndër më të lartat që administrata Trump ka vendosur ndonjëherë ndaj një partneri tregtar. “Në çdo rrethanë, Kanadaja do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të forcuar ekonominë tonë dhe për të mbështetur punëtorët, fermerët, bizneset dhe familjet kanadeze”, deklaroi ai. Tarifat kanë qenë një nga instrumentet kryesore të politikës ekonomike të Trump, të përdorura për të ushtruar presion ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së. Vendimi rrëzoi përpjekjen e administratës për të taksuar importet nga të gjitha vendet dhe për të vendosur tarifa shtesë ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës. Pas këtij vendimi, Trump aplikoi tarifa të përkohshme prej 10% sipas Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, të cilat pritet të skadojnë më vonë këtë javë.