Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se dhjetëra ushtarë amerikanë janë plagosur nga sulmet e Iranit, gjatë dy javëve të fundit. Ai shtoi se 96 për qind e tyre tashmë janë kthyer në detyrë dhe janë “të vendosur që të rikthehen në luftë”. Pak orë para publikimit të shifrës së re të të plagosurve, Parnell i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “të pabaza dhe keqdashëse”. Uashingtoni këmbëngul se sulmet drejtohen ndaj objektivave ushtarake që, sipas tij, përdoren për të kërcënuar lundrimin në Ngushticë. Por, përplasjet kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.