None
SQ
Franca kryeson listën, ja kush po viziton më shumë Shqipërinë
[]
Shqipëria - Bota Sot
Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë.
Sondazhi, i zhvilluar me 1000 turistë, tregon se pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa.
Sipas ndarjes sipas shteteve, Franca renditet në vendin e parë, me 17% të turistëve të intervistuar.
Në vendin e dytë renditet Italia me 13%, ndërsa Gjermania me 12%.
Ndërkohë, 12% e të intervistuarve janë përfshirë në kategorinë “të tjerë”, ku përfshihen turistë nga shtete të ndryshme që kanë pasur një përfaqësim më të vogël në kampionin e sondazhit.