Dosja e bujshme e njohur si “Nesti Angoni” rikthehet sërish në vëmendjen e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Veliaj pretendon se dokumenti në fjalë është i falsifikuar dhe kërkon që organet e drejtësisë të identifikojnë personin real që fshihet pas emrit “Nesti Angoni”. Sipas Prokurorisë, nuk rezulton që “Nesti Angoni” të figurojë në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Në këtë kontekst, disa media pranë Veliajt kanë hedhur dyshime se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mund të jetë e lidhur me denoncimin anonim të firmosur në emër të “Nesti Angonit”. Deri më tani nuk ka prova publike që të vërtetojnë se pas identitetit të “Nesti Angonit” fshihet Belinda Balluku apo ndonjë zyrtar tjetër.