None
SL
Kelmendi angazhon kompaninë për të mbështetur kultivuesit e shalqirit të dëmtuar nga breshëri në Istog
[]
Kosova - Bota Sot
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se ka angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompaninë e tij për të mbështetur kultivuesit e shalqirit në rajonin e Istogut, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri.
"Kam angazhuar sektorët përkatës të shit-blerjes në kompani, që pas dëmeve të shkaktuara pasdite në frutin e shalqirit, nga breshëri në rajonin e Istogut, të organizohen në mbështetje të tregtimit të këtij fruti, duke ju dalur në mbështetje kultivuesve", ka shkruar Kelmendi.
Një stuhi me breshëri ka goditur pasditen e sotme komunën e Istogut dhe disa rajone të tjera të vendit, duke dëmtuar dëme të mëdha në bujqësi.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, nesër do të zhvillojë një vizitë në komunën e Istogut për të takuar fermerët e prekur nga breshëri dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.
Sipas nevojës, vizita do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.