None
SL
Vrasja në Kolovicë, prindërit e të akuzuarve Berisha tregojnë se ku ishin nisur djemtë e tyre natën kritike
[]
Lajme - Bota Sot
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars 2024, u dëgjuan dëshmitarët M.B.
dhe A.B., (prindërit e të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha), të cilët treguan se ku ishin nisur djemtë e tyre natën kritike.
Më tej, u dëgjua eksperti i balistikës, Lutfi Rraci, i cili deklaroi se nga llojet e kalibrave të gëzhojave të plumbave të sjella si dëshmi, rezulton se në ngjarjen kritike janë përdorur dy armë të ndryshme.
Rraci shtoi se nuk mund të konstatojë pozitën e gjujatësit më armën “Skorpion”, ngase që të arrihej deri te ai konstatim, duhej të kishte armën që të bënte eksperiment.
Gjykimi po mbahet në mungesë ndaj të akuzuarve Naim Berisha dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.