Në një lidhje për emisionin “Ora Shtatë”, ajo tha se të enjten pritet përmirësim i motit, por kushtet e paqëndrueshme do të rikthehen sërish të premten. Ato do të jenë prezente gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, me të enjten që do të ketë përmirësim, por kushtet e paqëndrueshme do të vazhdojnë edhe të premten. Kemi hyrjen në Ballkan të një mase të ftohtë që vjen nga veriu dhe lindja, që do të thotë se këto masa janë të ftohta dhe të lagështa”, tha Gjoni. Në përgjithësi korriku shoqërohet me valë të nxehti, por ndodhemi nën ndikimin e sistemeve që sjellin këto masa të ftohta. Temperaturat do të zbresin nën mesatare, ndërkohë pjesa tjetër e Evropës, si Spanja, do të goditet nga një masë e nxehtë”, u shpreh meteorologia.