None
SL
Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
[]
Volejboll - Bota Sot
Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.
Nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Balkan Volleyball Association, në këtë kampionat marrin pjesë gjashtë kombëtare Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia.
Ndeshjet e ditës së parë nisin në orën 15:00, kur përballen Turqia dhe Moldavia, ndërsa në orën 17:30 do të luajnë Bullgaria dhe Shqipëria.
Takimi që pritet me interesin më të madh është ai i orës 20:00, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi.
Pas sfidës së sotme me Malin e Zi, vajzat e Kosovës do të përballen me Turqinë më 22 korrik, Bullgarinë më 23 korrik, Shqipërinë më 24 korrik dhe Moldavinë më 25 korrik.