Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit sonte lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër tre personave për Krime të Rënda kundër Mjedisit dhe Natyrës të shkaktuara nga veprimet e Ndotjes së Ujit të Pijshëm. Sistemi është përzier, pra është transferuar ujë me substanca të dëmshme nga kanali në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë. Për shkak të ndotjes së lartë, uji është bërë i papërdorshëm dhe nuk është i sigurt për përdorim dhe konsum nga njerëzit. Prokuroria Themelore Publike në Gostivar vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore për një hetim të plotë të incidentit. Të dyshuarit janë privuar nga liria dhe nesër prokurori publik do të vendosë nëse dhe çfarë masash për sigurinë e tyre do t'i propozojë Gjykatës