Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony, ose ashtu siç njihet tashmë nga të të gjithë Mbretëresha Geraldinë, do t’i sillte shpesh në mendje këto fjalë të thëna nga Jozef Suari. Nëse sytë e tij do të depërtojnë menjëherë brenda trupit të saj, atëherë mes tyre do të kishte një histori. Shumë persona afroheshin për ta përshëndetur, por të motrat, princeshat, na rrethonin si për të na mbrojtur nga kureshtjet e turmës. Mbreti e kupton menjëherë heshtjen e saj dhe për ta nxjerrë nga situata e fton për të ngrënë…! Kujtimet e Geraldinës, për gazetaren Dedet, janë kujtimet e bukura të një gruaje, e cila dashurinë për një burrë e ktheu në dashurinë e madhe për një vend…!/ Memorie.al