None
SO
Shqipëria nuk ka punonjës! Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti
['Kristina Belba']
Balkanweb.com – News24
Nga totali i tyre të pajisur me leje Unike nga punëmarrësit janë 20,332 shtetas të huaj dhe 2,361 shtetas të huaj janë të regjistruar me leje unike si të vetëpunësuar.
Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesojnë shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti.
Këto vende kanë së bashku 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.
Konkretisht numri i të huajve nga Filipinet deri në Qershor 2026 arriti në 3,552 shtetas të pajisur me leje pune, duke përbërë rreth 16% të totalit të të huajve të punësuar në vend.
Italianët dhe shtetasit e Kosovës vijojnë të kryesojnë vetëpunësiminNdryshe nga lejet unike për punëmarrës, të cilat dominohen nga shtetasit e Filipineve, Indisë dhe Egjiptit, lejet unike për të vetëpunësuar kryesohen nga shtetasit italianë.