None
FI
ASK: Tregtia me pakicë shënon rritje të qarkullimit dhe punësimit
[]
Ekonomi - Bota Sot
Tregtia me pakicë në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa rritje janë evidentuar edhe në numrin e të punësuarve, si dhe në fondin e pagave dhe mëditjeve.
Rritjen më të lartë e shënoi tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, me 22.99 për qind.
Po ashtu, tregtia me pakicë e karburanteve për automjete u rrit për 14.02 për qind, tregtia në dyqane jo të specializuara për 11.13 për qind, ndërsa tregtia e mallrave të tjera në dyqane të specializuara për 4.06 për qind.
Rritja më e madhe e punësimit u regjistrua në tregtinë me pakicë të produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, me 10.36 për qind, e ndjekur nga tregtia jashtë dyqaneve dhe përmes internetit me 7.79 për qind, tregtia e pajisjeve informatike dhe të komunikimit me 7.33 për qind, tregtia e pajisjeve të tjera shtëpiake me 7.02 për qind, tregtia në dyqane jo të specializuara me 3.55 për qind dhe tregtia e mallrave të tjera në dyqane të specializuara me 1.95 për qind.
Pasojnë tregtia e pajisjeve të tjera shtëpiake me 23.23 për qind, tregtia e pajisjeve informatike dhe të komunikimit me 20.20 për qind, tregtia jashtë dyqaneve dhe përmes internetit me 16.58 për qind, tregtia e mallrave të tjera në dyqane të specializuara me 16.22 për qind, tregtia në dyqane jo të specializuara me 15.83 për qind dhe tregtia e mallrave kulturore dhe të argëtimit me 12.29 për qind.