None
SQ
Robbie Williams sqaron videon virale nga intervista në finalen e Botërorit
[]
Bota Sot
Robbie Williams ka reaguar pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale gjatë një interviste televizive në finalen e Kupës së Botës.
Pas reagimeve të shumta, Robbie sqaroi situatën përmes një videoje në Instagram, duke thënë se ajo që kishte rënë në mikrofon ishte një karamele me mentol që i kishte dalë nga goja.
Williams ishte një nga artistët që performuan në ceremoninë e finales së Kupës së Botës 2026, ku u ngjit në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini.
Ai tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen e tij, duke u shfaqur me një kostum sportiv me shkëlqim dhe një stil të veçantë.
Pas performancës, Robbie iu bashkua spektatorëve në stadium, ku ndoqi finalen së bashku me bashkëshorten e tij, Ayda Field.