Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë që të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të shpallë zgjedhjet e brendshme, me qëllim, siç tha ai, hapjen e rrugës për fitoret e ardhshme të LDK-së. “Thirrja më e sinqertë për kryetarin e LDK-së është që të ulet, ta thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. T’i hapim rrugë fitoreve të LDK-së”, ka thënë Zemaj. Këto janë retorika dhe mashtrime të VV-së dhe të tjerëve, ndoshta edhe të atyre që nuk kanë aftësi dhe guxim për formimin e institucioneve”, ka thënë Zemaj. Zemaj ka theksuar se LDK-ja ka emra të shumtë që mund të garojnë në një proces të organizuar zgjedhor.