Kjo tregon se ata nuk janë përfaqësuesit tanë, por të oligarkisë ekonomike dhe krimit të organizuar të Parlamentit shqiptar. Por në faqen zyrtare të Kuvendit kjo datë është fshirë, nuk ekziston, e di çfarë do të thotë kjo, se ata kanë frikë nga ne. Kush është ky kryetar parlamenti, kush janë këta deputetë që datën 23 nuk e kanë seancë plenare. Por edhe nëse ata nuk e kanë datën 23 seancë, ne do të jemi aty”, tha Lika mes të tjerash. “Sigurisht ata fshihen prej nesh, nuk kanë guxim të shohin në sy, e dinë se nuk janë përfaqësuesit tanë, e dinë se nuk janë votuar.