None
SQ
3 javë pa ujë në mes të vapës/ Banorët e 4 fshatrave në Vorë: Paguajmë faturat dhe blejmë ujë me autobot
[]
Shqipëria - Bota Sot
Prej gati tre javësh, banorët e fshatit Gjokaj dhe tre fshatrave të tjerë në Bashkinë Vorë kanë kaluar ditët më të nxehta të verës pa ujë të pijshëm.
Banorët tregojnë se problemi është i përsëritur dhe se prej vitesh furnizohen me orare të kufizuara.
Sipas tyre, edhe kur uji vjen, cilësia e tij lë për të dëshiruar, ndërsa këtë herë rubinetat kanë mbetur të thatë për më shumë se dy javë.
Sipas tij, krahas riparimit të defektit po kryhet edhe optimizimi i rrjetit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë në të gjithë zonën.
Banorët falënderuan emisionin për ndërhyrjen, duke thënë se pas javësh të tëra pa ujë, më në fund rubinetat u furnizuan sërish.