Gjashtëdhjetë e pesë fermerë nga Komuna e Pejës kanë përfituar traktorë të rinj në kuadër të programit komunal për mbështetjen e bujqësisë. Unë kam pemishtë, po kam edhe një shtallë minifermë të lopëve, kështu që për të gjitha punët, për lavër, për nevojat e shtëpisë. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se projekti është realizuar përmes një tenderi të hapur dhe se janë përzgjedhur traktorë që u përgjigjen nevojave të fermerëve me ekonomi të mesme bujqësore. Programi synon të modernizojë mekanizimin bujqësor, të rrisë produktivitetin në sektorin e bujqësisë dhe të lehtësojë punën e fermerëve, në një kohë kur mungesa e fuqisë punëtore po paraqet sfidë gjithnjë e më të madhe për ekonomitë bujqësore. Komuna e Pejës ka bërë të ditur se mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme të programit, me synimin që numri i përfituesve të zgjerohet gjatë vitit të ardhshëm.