Republika Federale e Gjermanisë që nga viti 1999 ka investuar në Kosovë mbi 660 milionë euro në projekte të tilla si zhvillimi i strukturave demokratike, zhvillimi ekonomik, si dhe furnizimi me energji. Që nga viti 2024, atëherë kur Ministre e Punëve të Jashtme të Gjermanisë (2021–2025) ishte Annalena Baerbock (Aleanca 90/Të Gjelbërit), Gjermania e ka mbështetur „tranzicionin e gjelbër“ të Kosovës dhe zgjerimin e energjive të rinovueshme! Gjithashtu, që nga viti 1999, Forcat e Armatosura Gjermane (FAGJ – Bundeswehr), si pjesë e misionit për ruajtjen e paqes të udhëhequr nga NATO dhe KFOR-i në shtetin tonë, Kosovë-Dardani, aktualisht (danke dafür) ende kanë rreth 300 ushtarë! Dhe pikërisht për këtë arsye unë arrita në këtë përfundim dhe mendova me vete:– Në mua u „zgjua në thua“ – e Kosovës në shtetformim, fitorja juridike e radhës iu „dhurua“! Për ta ndihmuar ATDHEUN nuk nevojiten kritere apo struktura shkollore, dhe aspak nuk ka nevojë që njeriu të jetë politikan/e në funksion!