None
IT
Shansi i dytë për “të penduarit” e strukturave të veriut dhe rreziku që vjen nga rikthimi i tyre në institucionet e Kosovës!
[]
Opinione - Bota Sot
Ishte gjithashtu një akt i ndërmarrë nën presionin e qeverisë dhe presidentit të Serbisë, si dhe nën shantazhin e grupeve kriminale e terroriste të nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radoiçiq, si dhe të tjerëve eksponentë kriminalë.
Ishte parapërgatitje për të justifikuar dhunën e terrorin kundër kinse “një shteti të huaj për serbët në Kosovë”!
Sot, pas tri vitesh janë po këta policë, prokurorë dhe të tjerë autoritete të minoritetit serb, ata që kërkojnë të japin dorëheqje nga dorëheqja dhe të rinisin punën në strukturat e policisë, prokurorisë etj të shtetit të Kosovës?!
Eshtë e drejta e tyre të provojnë për një shans të dytë.
Të hetohet se sa besnikë të shtetit dhe institucioneve të Kosovës kanë qenë këta “të penduar” para se të jepnin dorëheqjen.