None
SL
IHMK: Reshjet e hershme të borës me efekt në bujqësi
[]
Kosova - Bota Sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me reshjet e borës në fillim të tetorit, si një si fenomen i pazakontë klimatologjik për vendin tonë, që sipas këtij instituti përbëjnë një ngjarje me pasoja të shumëfishta në bujqësi.
“Ndërhyrja e hershme e faktorëve dimërorë në periudhën tranzitore të vjeshtës, kur aktivitetet bujqësore janë ende intensive, ndikon drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit", vlerëson IHMK.
“Nëse menaxhimi agronomik nuk përshtatet me këto ndryshime klimatike, humbjet në kulturat shumëvjeçare dhe njëvjeçare mund të jenë të konsiderueshme.
Megjithatë, në aspektin e kulturave arabile, ky fenomen ka potencial pozitiv, duke ofruar një start më të mirë për grurin dimëror”, thuhet në studim.
Prandaj, nënvizon IHMK, nevojitet një qasje më e integruar në vlerësimin e riskut dhe adaptimin e praktikave bujqësore ndaj fenomeneve klimatike ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në rajon.