Kompania “Termokos” do të fillojë sezonin e ngrohjes për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shumë shpejt, ndërsa varësisht nga temperaturat ditëve në vazhdim, do të fillojë edhe sezonin e ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Zëdhënësja e kompanisë “Termokos”, Aferdita Uka, i tha Radio Kosovës së janë dukë u bërë përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit të ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Ajo bëri të ditur se për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës furnizimi më ngrohje do të fillojë shumë shpejt. Ndërkohë, janë duke u bërë testimet e fundit të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes për të filluar me furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët nëse gjatë ditëve në vijim do të ketë temperatura të ulëta”, tha ajo. Ajo përmendi lagjet të cilat këtë vit për herë të parë janë pjesë e rrjetit të ngrohjes.