Koalicionet politike AKI dhe VLEN sot kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të ditës së katër të fushatës për zgjedhjet lokale. Kryetari aktual, i cili garon edhe për një mandat nën ombrellën e VLEN-it, Bilall Kasami ka kryer inspektime në terren në Bllokun 70. "“Në bashkëpunim me qeverinë me një investim prej 15 milionë denarë, arritëm një transferim të plotë të bllokut urban 70, në kuadër të transferimit të infrastrukturës rrugore të qytetit tonë. Ndërsa kundërkandidati i tij vizitoi Reçicën e Madhe, prej ku tha se është turp sepse shtrohen rrugë në fushatë zgjedhore. Ndërsa kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, prezantoi projektin e një shkolle të re që do të ndërtohet në Çair.