“Në të gjithë rastet, të gjithë ekspertët e fushave respektive e firmosnin dokumentin dhe e kishin marrë përgjegjësinë”, pohoi ndër të tjera Mazniku. Nga ana tjetër mohoi të kishte pasur dijeni lidhur me interesat e dy të pandehurve, në kompani të tjera private. I pyetur nga avokatët, Mazniku deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj ndërhyrje tek ai për të favorizuar kompaninë 5D. Kadiu pohoi se kur ishin bashkuar disa sipërmarrës, kishin mund të që siguronin tokën që nevojitej dhe të nisnin investimin. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.