None
SO
Pragsfida me Partizanin, dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve
[]
Balkanweb.com – News24
Problemet me dëmtimet vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për trajnerin Roberto Bordin dhe stafin e tij teknik para sfidës vendimtare me Partizanin.
Gjumsi vazhdon procesin e riaftësimit, ndërsa rikuperimi i tij do të kërkojë akoma disa seanca intensive, duke e mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të përgatitjeve.
Kola, i sapo operuar, gjithashtu nuk ka ende mundësi të rikuperojë dhe rikthimi i tij në formacion do të kërkojë kohë shtesë, pasi shërimi post-operativ është ende në proces.
Pjesëmarrja e tyre në derbin me Partizanin mbetet e pasigurt dhe kjo detyron trajnerin Bordin të mendojë për rrotacione dhe alternativa të tjera në sulm dhe mesfushë.
Në këtë situatë, dëmtimet dhe mungesat e disa prej titullarëve kryesorë janë një sfidë reale për Tiranën.