Kjo sipas prokurorisë dëshmohet dhe vërtetohet në bazë të deklaratave që i kanë dhënë të dëmtuarit përmes mundësisë hetuese të veçantë. Sipas prokurores vrasja ka qenë më qëllim të tregimit të forcës nga ana e të akuzuarit Hoxha. Me theks të veçantë, Salihu ka potencuar faktin se Dibran Hoxha ka edhe 17 aktgjykime të formës së prerë. Dosja e ProkurorisëDibran Hoxha po akuzohet për vrasjen e rëndë të viktimës V.C., më 03.01.2023, në afërsi të lokalit të të akuzuarit “Cobra City”, në Prizren. Sipas aktakuzës, vrasja ka ndodhur për motive të ulëta të demonstrimit të forcës së paskrupullt, për të gjithë ata të cilët e kundërshtojnë atë.