Luftëtari irlandez Conor McGregor ka konfirmuar se do të rikthehet në kafaz, në një ngjarje të jashtëzakonshme të UFC-së që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.Vetë McGregor e ka bërë publike këtë përmes një interviste me prezantuesin e Fox News, Sean Hannity.“Është rënë dakord, është nënshkruar dhe është dorëzuar”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja është zyrtare.🚨 Conor McGregor says his fight at the White House fight is SIGNED and a DONE DEAL 👀"Done deal, signed, delivered. McGregor will compete in the White House for America's 250th birthday."(via @seanhannity)pic.twitter.com/nCXrCgVt2A— Championship Rounds (@ChampRDS) October 2, 2025 I pyetur për aprovimin e presidentit të UFC-së, Dana White, ai u përgjigj se bisedimet po vazhdojnë.“Unë dhe Dana jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme së bashku. Jam luftëtari me fitimet më të mëdha në historinë e UFC-së. Jam gati – sillni fytyrën e madhe!”, deklaroi McGregor me stilin e tij karakteristik.Si kundërshtar i mundshëm përmendet sërish veterani Michael Chandler, përballja me të cilin ishte planifikuar vitin e kaluar por dështoi. Trupm dhe McGregorMcGregor nuk ka luftuar që nga viti 2021, kur pësoi një dëmtim të rëndë duke thyer këmbën në duelin ndaj Dustin Poirier. Rikthimi i tij pritet të sjellë një nga ngjarjet më të përfolura në historinë e UFC-së. /Telegrafi/