None
SQ
“m1x” shënojnë fitore komode ndaj ekipit kosovar “Mana”
['K. Berisha', 'Valon Osmani', 'Ismail Jakupi', 'Amir Jakupi', "Heb'S Kosova", 'Creative Hub Kosovo', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani', 'Hakim Kasami', 'Eliza Hajzeri']
Telegrafi
Ekipi “m1x” është kthyer të rezultatet pozitive në Counter Strike 2, duke mposhtur ekipin kosovar “Mana”, në kuadër të turneut Nodëwin Clutch Series 1 Closed Qualifier.
Ekipi me tre ish pjesëtarët e Bad News Ealges ishte dukshëm më i mirë, për të fituar me rezultat bindës të dy mapet.
E njëjta ‘histori’ ndodhi edhe në “De_Ancient”, veçse këtë herë ‘m1x’ fituan me rezultat 13:8.
Kësisoj, “m1x” ka nevojë edhe për një fitore që të kualifikohet tutje, ndërsa do të përballet me fituesin e ndeshjes Nuclear Tigers - Dziuseppe.
“Mana” gjithashtu do ta ketë edhe një mundësi tjetër, ku fillimisht do të përballet me humbësin e ndeshjes më lartë, e pastaj do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër./Telegrafi/