None
SQ
Sa ka fituar deri me tani Drita në garat evropiane, dhe sa para mund të fitojë në fazën e grupeve
['K. Berisha', 'Valon Osmani', 'Ismail Jakupi', 'Amir Jakupi', "Heb'S Kosova", 'Creative Hub Kosovo', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Bardh Maxhuni', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Drita ka shënuar një moment historik për futbollin kosovar, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Deri më tani, kampioni gjilanas ka fituar 3,870,000 euro nga pjesëmarrja në garat evropiane, vetë pse ka siguruar kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kjo shumë mund të rritet, duke përfshirë shpërblimet për fitore, barazime në fazën e grupeve.
Në fazën e grupeve, Drita do të përballet me sfida të forta.
Kampioni kosovar e nis aventurën në udhëtim ndaj KuPS në Tampere të Finlandës, më pas do të udhëtojë në Irlandë përballë Shelbourne, dhe në Spanjë kundër Rayo Vallecanos.