Një sherr masiv është rregjistruar në qytetin e Bilishtit, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. T. Ç. u konfliktua me 39-vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.