Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar sërish se trafiku i Prishtinës nuk zgjidhet me hapjen e sheshit. Ai ka thënë se kanë ndërmarrë shumë projekte, që janë të ndërlidhura me temën e trafikut, e të cilat e përmirësojnë këtë problem. “Tri prej shkollave kanë përfundu, edhe shtatë po ndërtohen, transportin e ri të Prishtinës që e kemi reformu. Krijimin e unazës po them me shenjëzim, aspektin njëkahor, e kemi parë që ajo do të jetë një zgjidhje e mirë, është numër i madh i projekteve që kemi propozuar, që dërgojnë te zgjidhja e komunikacionit. Nuk është tema e hapjes së një sheshi aty, por është një numër i madh i projekteve, që janë duke ndodhur tash me të cilat do ta zgjidhim problemin e trafikut”, tha Rama.