Tashmë është një vizion për Prishtinën, një qytet që zhvillohet me plan e jo improvizime, një qytet me transport publik që funksionon, e jo me pritje të pafundme. Një qytet me shkolla moderne e hapësira për kulturë e sport, e jo me gjenerata të lëna pas dore, një qytet ku ka transparencë e jo me pazare të fshehta, e ky vizion për këtë qytet e ka një emër dhe ai është Hajrulla Çeku”, tha Kurti. Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku tha se ka ardhur koha t’ia kthejnë borxhin Kodrës së Trimave, me punë e angazhim. Ne e kemi edhe vizionin edhe dijen edhe guximin, edhe ekipin, ju kemi edhe juve. Foli edhe për menaxhim më të mirë të mbeturinave me blerje të kontejnerëve e kamionëve të rinj.