Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, mbajti sot tubimin e radhës në lagjen Kolovicë, ku u prit nga një numër i madh qytetarësh. Ismaili theksoi se Prishtina ka nevojë për një menaxher të mirë, dikë me përvojë që ka treguar rezultate edhe më herët. Duke përmendur kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, ai kujtoi se atëherë ka punuar me njerëz nga parti të ndryshme, duke i bashkuar për një qëllim të përbashkët. “Edhe në Prishtinë do të jetë njësoj. Do të punoj me secilin dhe për secilin, sepse qyteti nuk mund të ecë përpara me ndarje politike,” tha ai.