Në numrin e djeshëm (30 shtator 2025) të faqes së internetit të gazetës “Bota Sot”, ishte botuar një analizë tejet interesante, në të cilën ky publicist, me brymosje të shkëlqyer atdhetarizmi, ka demaskuar paq sulmet e historianit tradhtar Paskal Milo kundër kryeministrit Albin Kurti. LEXO shkrimin e Hafiz Shalës: Z. Milo, Dardania nën udhëheqjen e Albin Kurtit, nuk është e gatshme të falë territorePaskal Milua është pjellë e diktaturës komuniste. Dihet që diktaturat komuniste, përveç strukturave kriminale që krijojnë në të gjitha poret e shoqërisë, të mbushura me spiunë dhe informatorë të të gjitha formateve, pjellin edhe sërën e historianëve të pamoralshëm, falsifikatorë të të vërtetave të pamohueshme në jetën e një kombi. Njëri nga këta historianë, një servil i regjur i përmasave të pështira, si Paskal Milua, ka guximin të sulmojë Kryeministrin Albin Kurti, simbolin e të vetmit udhëheqës me moral të lartë kombëtar dhe të pakorruptuar në historinë e mbarë kombit shqiptar që prej vitit 1912. Të kapluar keq nga komplekset e inferioritetit, diktatorët, si avdallë nga mendja që janë, nuk janë në gjendje të kuptojnë se edhe kur janë në majat e pushtetit, fati ua ka taksur për të përfunduar nëpër kosha mbeturinash.