None
IT
Rritet numri i fëmijëve të braktisur: 23 raste të reja në vitin 2024
[]
Sociale - Bota Sot
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 87 fëmijë janë braktisur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas statistikave, në vitin 2020 u regjistruan 28 fëmijë të braktisur, ndërsa në vitin 2021 ky numër ra në 15 fëmijë.
Në vitin 2023 u regjistruan vetëm 9 foshnje, ndërsa në vitin 2024 numri u rrit sërish në 23 fëmijë.
Nga qytetet e Kosovës, Prishtina ka numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur, me 12 raste në vitin 2024, e ndjekur nga Mitrovica me katër raste dhe Prizreni me tri raste.
Këto shifra ngrenë shqetësime për mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojën për masa më të fuqishme për të parandaluar braktisjen dhe për të mbështetur familjet në nevojë.