Tregtia e sojës do të jetë tema kryesore e takimit ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, pas katër javësh. "Do të takohem me presidentin Xi të Kinës pas katër javësh dhe soja do të jetë tema kryesore e bisedës", shkroi ai. Presidenti amerikan premtoi mbështetje për fermerët amerikanë të sojës, duke fajësuar Kinën për ndalimin e blerjeve të produkteve bujqësore. Trump njoftoi se administrata e tij do të përdorë një pjesë të të ardhurave të mbledhura nga tarifat mbi importet kineze për të ndihmuar fermerët në vështirësi. Takimi ballë për ballë do të jetë i pari midis dy liderëve gjatë mandatit të dytë të Trump në Shtëpinë e Bardhë.