Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar lart mësimin tërëditor në Prishtinë, duke e cilësuar si një standard që kryeqyteti ka nisur dhe që është përcjellë edhe në komunat e tjera të Kosovës. Sipas tij, ky model tregon se kryeqyteti ka kapacitetin më të madh për të vendosur standarde të reja dhe shpreson që të tjerët të ndjekin shembullin e Prishtinës. Sipas Ymerit, kandidati duhet të tregojë se çfarë vizioni ka për qytetin, pasi vetëm ndryshimi i asfaltit nuk mjafton. Ai përmendi mësimin tërëditor si një shembull të një premtimi të realizuar dhe shprehu shpresën që kjo praktikë të zgjerohet edhe në qytete të tjera. “Rama ka qenë njëri prej kryetarëve të parë që deri në këtë fushatë nuk ka përdorur postin e komunës për imakt politik.