None
SQ
Hojlund nderon Napolin, Borussia Dortmund me goleadë, Bayer dhe PSV barazim
['Bashkim Iljazi', 'Valon Osmani', 'K. Berisha', 'Hoffman Stores', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Bardh Maxhuni', 'Lavdim Pireva', 'Eliza Hajzeri', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Në ndeshjet e mbrëmshme të fazës së dytë të Ligës së Kampionëve, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Napoli regjistruan rezultate të ndryshme, me ish kampionin gjerman që luajti baras, ndërsa italianët morën fitore të madhe. Këto rezultate tregojnë se faza e ligës në Ligën e Kampionëve, po tregon se do të jetë e fortë, me secilën skuadër që synon të sigurojë një vend në fazën e ardhshme të turneut. Bayer Leverkusen – PSV Eindhoven 1:1Në BayArena, Leverkusen dhe PSV ndanë pikët pas një barazimi 1:1. Christian Kofane shënoi për vendasit në minutën e 65-të, ndërsa Ismael Saibari barazoi për PSV-në në minutën e 72-të.Leider am Ende nur ein Punkt aus unserem @ChampionsLeague-Heimspiel gegen PSV.#B04PSV 1:1 | #UCL | #Bayer04 pic.twitter.com/JCVgLkj9uV— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) October 1, 2025 Borussia Dortmund – Athletic Bilbao 4:1Dortmund regjistroi një fitore bindëse 4:1 ndaj Athletic Bilbao. Daniel Svensson hapi llogarinë në minutën e 28-të, Carney Chukwuemeka shënoi në minutën e 50-të, Serhou Guirassy shtoi një tjetër gol në minutën e 82-të, dhe Julian Brandt vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 90+1. Për Bilbao, Guruzeta shënoi golin e vetëm në minutën e 61-të.
Now that’s what you call a DUB. pic.twitter.com/tdG8hpPO24— Borussia Dortmund (@BlackYellow) October 1, 2025 Napoli – Sporting CP 2:1Napoli mundi Sporting CP 2:1 në një ndeshje të ngushtë. Rasmus Højlund shënoi dy herë për Napolin në minutat 36 dhe 79, ndërsa Luis Suárez realizoi një penallti për Sportingun në minutën e 62-të.
⏹️ Full time: #NapoliSportingCP 2-1💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/M65KXB8CIb— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 1, 2025 /Telegrafi/