None
SQ
Rregulli i “lucky losers” - Bashkimi vazhdon në FIBA Europe Cup dhe mëson kundërshtarët
['Bashkim Iljazi', 'Valon Osmani', 'K. Berisha', 'Hoffman Stores', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Lavdim Pireva', 'Eliza Hajzeri', 'Nol Elshani', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Pavarësisht humbjes së fundit, Bashkimi ka arritur një sukses historik për basketbollin prizrenas dhe atë kosovar, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Ky rezultat u mundësua falë një rregulli të veçantë të kompeticionit.
Sipas rregullores së FIBA-s, tre ekipet me diferencën më të vogël të humbjes në raundin eliminator përzgjidhen si “lucky losers” dhe vazhdojnë garën.
Zyrtarisht jemi pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup, për herë të parë në historinë e klubit”, ka shkruar klubi.
Lista prej 40 ekipesh për sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup 2025-26 është tashmë e plotë, pas përfundimit të kualifikueseve të mërkurën.