Të mërkurën, në bankën e dëshmitarit u paraqit James Peter Covey, i cili ishte zëvendës i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të OKB-së në Kosovë, misionit UNMIK. Dëshmitari ka pohuar se i kujtohet vrasja e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë periudhës së pasluftës. Covey ndër të tjera tha në Hagë se gjyqtarët janë aty për të mbledhur prova empirike, ndërsa diplomatët shpesh arrijnë në përfundime në bazën e informatave të paplota. Covey tha se nuk është puna e një diplomati që të bëjë vlerësimin mbi bazën e të dhënave të plota. Reinhardt kishte vazhduar duke thënë se “është për të qeshur, në mos për të qarë” pasi Thaçi nuk po iu jepte mundësi as të diskutojnë për akuzat që ka ngritur.