Sulmuesi i Olympique Marseille, Pierre-Emerick Aubameyang vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.Mbrëmë (e martë), Marseille mposhti Ajaxin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës.Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Igor Paixao (6’,12’), Mason Greenwood (26’) dhe Aubameyang (52’).Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën ish-sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang me dy asistime dhe golin e shënuar.🚨 Aubameyang 🇬🇦 est devenu le joueur le plus âgé à être impliqué sur au moins trois buts dans un match de Ligue des champions. 🍷✨36 ans et 104 jours. 🤯(OPTA) pic.twitter.com/sVTvfbonas— BeFootball (@_BeFootball) October 1, 2025 Ylli i Marseille u bë lojtari më i vjetër në histori që regjistron tre kontribute golash në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.Aubameyang shënoi një gol dhe dha dy asistime në moshën 36 vjeç e 104 ditë.Me këtë performancë, ai tani është përfshirë në 5 gola në vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së tij. /Telegrafi/