None
SQ
Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Jam i vetmi mashkull në shtëpi, kujdesem për nënën 63-vjeçare
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Egzona Shigjeqi', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Rap-artisti i njohur, Buta, është paraqitur sot (e mërkurë) para Gjykatës Themelore në Ferizaj.I njëjti akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe për armbëmbajtje pa leje.Këngëtari nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, gjersa më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.
ButaFoto: Arbresh.infoPara trupit gjykues, ai ka kërkuar lirimin e tij duke përmendur faktin se si kryefamiljar dhe ka shumë obligime.“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan”, u shpreh ai.Tutje theksoi: “Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”.Nga ana tjetër, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj vëllait të Butës, Qëndrim Januzaj. /Telegrafi/