None
SQ
Altin Dumani i SPAK-ut në Kosovë, takohet me kryeprokurorin Isufaj
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, Altin Dumani.Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend. /Telegrafi/