None
SQ
Për shkak të rënies së temperaturave nga nesër fillon me punë ngrohtorja në Shkup
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami', 'Mirjeta Hajzeraj']
Telegrafi
Për shkak të rënies së temperaturave, sezoni i ngrohjes në Shkup do të nisë më herët se data zyrtare.
Prej nesër, 2 tetor, konsumatorët e lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore që menaxhohet nga EMV do të furnizohen me energji termike.
Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes.
Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius.
Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes.