None
SQ
Takimet e Spiropalit në SHBA, si standarde të reja në përfaqësimin diplomatik
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Mirjeta Hajzeraj', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Vizita u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por edhe si pjesë e angazhimit për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Spiropali, e shkolluar dhe diplomuar në SHBA, ka një karrierë të gjatë në politikë në radhët e Partisë Socialiste, ku ka mbajtur poste të rëndësishme si në ekzekutiv, ashtu edhe në parti.
Gjatë qëndrimit të saj në New York, Ministrja Spiropali zhvilloi një sërë takimesh me figura të rëndësishme të diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.
Ajo u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si dhe me zyrtarë të tjerë si Richard Grenell.
Në kuadër të një mëngjesi pune të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, Spiropali mori pjesë në takimin e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.