None
SQ
Covey: Nuk e di kush e themeloi UÇK-në dhe as rolin e Thaçit në Rambuje
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Elfije Boletini', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Dëshmitari James Peter Covey deklaroi se nuk e di se kush ishin themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë deklarimit të tij në Hagë sot.Ai tha se nuk e di rolin e Hashim Thaçit gjatë Marrëveshjes së Rambujesë dhe se në çfarë cilësie ishte ftuar.“Nga historia e di se në përfundim të Rambujesë, Thaçi ishte caktuar si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Unë siç e thash isha i përfshirë në Universitet dhe nuk e di se në çfarë cilësie ishte ftuar apo cili ka qenë roli i tij gjatë diskutimeve të mbajtura në Rambuje”, tha Covey, raporton Rtk.Covey më tej tha se nuk ka qenë i informuar për sulmin ndaj familjes Jashari. Ndërkaq, mohoi të ketë dijeni për ushtarët që iu bashkuan UÇK-së në pranverën dhe verën e vitit 1998.