None
SQ
Ndarja me Ledri Vulën, Sara Hoxha: Për prindërit ka qenë e vështirë, por tani jam e qetë dhe e lumtur
['Besnike Salihu', 'Jehona Hulaj', 'Bashkim Iljazi', 'Amir Jakupi', 'Agron Shala', 'Ip Petrol', 'Creative Hub Kosovo', 'Egzona Shigjeqi', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami']
Telegrafi
Sara Hoxha ka folur për herë të parë publikisht rreth ndarjes nga reperi Ledri Vula, duke ndarë me publikun emocionet dhe reagimet e njerëzve më të afërt në jetën e saj.Në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tregoi momentin kur i komunikoi lajmin prindërve dhe se si ata e kanë pritur atë. “Nuk është se kam folur shumë me prindërit me thënë të drejtën. E kanë gjetur edhe ata pak në atë, ajo që u bë në media”, u shpreh Sara.
Foto: YouTubeTutje ajo shtoi: “Si për çdo prind, është e vështirë të shohësh fëmijën duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, por tani që jam unë e qetë dhe e lumtur, janë edhe ata mirë. Se kur jam mirë unë, janë edhe ata mirë”.Sara theksoi se ndarja ka qenë një proces emocional dhe i vështirë, por ajo është përqendruar në mirëqenien e saj personale dhe në gjendjen shpirtërore. Sipas saj, mbështetja e familjes ka qenë një shtyllë e rëndësishme për të kaluar këtë fazë dhe për të rifituar qetësinë dhe lumturinë në jetën e saj.Ndër të tjera, nënvizoi se rëndësi ka të kuptosh dhe pranosh emocionet, si dhe të mësosh nga çdo përvojë, për të ecur përpara më e fortë dhe më e sigurt për zgjedhjet personale. /Telegrafi/
- YouTube
www.youtube.com