None
SQ
SHBA do të investojë 1 trilion dollarë në ushtri
['Bashkim Iljazi', 'K. Berisha', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Nol Elshani', 'Burim Tmava', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami', 'Ismail Jakupi', 'Egzona Shigjeqi']
Telegrafi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se planifikon të shpenzojë mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë në vitin 2026, duke e cilësuar këtë si investimin më të madh ushtarak në historinë e vendit.Gjatë një fjalimi përballë mbështetësve të tij, Trump u shpreh "jam zotuar të shpenzoj mbi 1 trilion dollarë për ushtrinë tonë në vitin 2026 — më shumë se çdo herë tjetër në historinë e vendit tonë. Shpresoj t’ju pëlqejë kjo".Duke iu drejtuar audiencës me stilin e zakonshëm ironik, ai shtoi "Zonja dhe zotërinj, shpresoj t’ju pëlqejë. Është një shumë marramendëse parash".Trump: I’ve committed to spending over 1 trillion dollars on our military in 2026, the most in the history of our country. I hope you like that. Mams and sirs, I hope you like it. It’s a hell of a lot of money. pic.twitter.com/yhJgIwvtMe— Clash Report (@clashreport) September 30, 2025 Kjo deklaratë vjen në një kohë kur çështjet e sigurisë kombëtare dhe fuqizimi ushtarak janë rikthyer në qendër të debatit politik në SHBA, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale.Premtimi i Trumpit për rritje rekord të buxhetit të mbrojtjes pritet të ngjallë diskutime të gjera si në Uashington, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.Ndryshe, SHBA-ja është shteti që më së shumti investon në aleancën ushtarake të NATO-s. /Telegrafi/