Diego Simeone ka mësuar dënimin e tij nga UEFA pas përplasjes me tifozët e Liverpoolit në “Anfield”, gjatë humbjes 3-2 të Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve më herët këtë muaj. Trajneri argjentinas u përjashtua në minutat e fundit të ndeshjes pas një përplasjeje të ashpër verbale me tifozë vendas, menjëherë pas golit të fitores nga Virgil Van Dijk në minutën e 92-të. I zemëruar dhe i frustruar nga mënyra si skuadra e tij e humbi ndeshjen, Simeone iu drejtua tifozëve të Liverpoolit që ndodheshin pas pankinës, gjë që çoi në ndëshkimin e tij me karton të kuq. Pas hetimeve të zhvilluara nga UEFA, është vendosur që Simeone të pezullohet për një ndeshje në Ligën e Kampionëve, si ndëshkim për sjelljen e tij. Në këtë raund të Ligës së Kampionëve, Liverpool do të përballet me Galatasaray në udhëtim, ndërsa Atletico Madrid do të presë Eintracht Frankfurtin./Telegrafi/