None
SQ
IKD: Kushtetuesja është e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit
['Bashkim Iljazi', 'K. Berisha', 'Mektrin Motors', 'Instituti Atomi', 'Driton Gajraku', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami', 'Ismail Jakupi', 'Egzona Shigjeqi', 'Mirjeta Hajzeraj']
Telegrafi
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj të sotëm ka treguar qartë procedura ligjore dhe kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Shala thotë se Kushtetuesja është e qartë në vendimin për konstituim të Kuvendit, por sipas tij, këto mbetet të shihet nga momenti i publikimit të aktgjykimit të plotë nga ana e Gjykatës Kushtetuese për seancat e radhës.
“Bazuar në njoftimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që në përputhje me kushtetutën gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, ta ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Basha në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.